Pardew: Lojtarët e Newcastle luajtën si luanët

dardanmiftari | Sunday, February 06, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Newcastle United, Alan Pardew, është shprehur për shpirtin e lojtarëve të tij pas barazimit fantastik të arritur ndaj Arsenalit, duke thënë se lojtarët e tij kishin shpirtin luftarak të luanëve.
“Ne dolëm në fushë dhe luajtëm sikurse luanët”.
“Pas pjesës së parë ju duhet të ndryshoni diçka. Unë u thashë se nëse dëshirojnë që të ndihen keq për vetveten pas humbjes nga Fulhami dhe largimit të Andy Caroll duke u kritikuar nga të tjerët, atëherë ‘duheni që të dilni në fushë dhe ta ktheni ndeshjen’”.
“Ishte një prej ndeshjeve më të mira që jam përfshirë ndonjëherë dhe kur them këtë flas edhe për ndeshjet e të dielave në mëngjes ku kam parë ca ndeshje të përfundojnë me rezultat 7-7. Mezi pres që një ditë ta shoh përsëri këtë takim dhe të mbushem me krenari. Mënyra si reaguan tifozët, mënyra si reaguan lojtarët, ishte e pa besueshme”, ka thënë Pardew.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...