Policia hulumton incidentin e Ashley Cole
Mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole, do t’i nënshtrohet një investigimi policor pas supozimeve se ai kishte qëlluar një student, i cili punonte në fushën stërvitore të klubit në Cobham.
News of the World raporton se Cole kishte gjuajtur me pushkë ajrore në një student të shkencave sportive, Tom Cowan, duke mos qenë i vetëdijshëm se pushka ishte e mbushur.
Cowan thuhet se ka marrë lëndime pas incidentit, por nuk ka pasur nevojë për trajtim spitalor, pasi stafi mjekësor i klubit ka dalë në ndihmë.
Tash policia ka bërë të ditur se do ta analizojë ngjarjen dhe do ta kontaktojë yllin e Chelseat me qëllim që të kuptojnë se çfarë ndodhi me incidentin.
“Ne do të kontaktojmë me klubin për të kuptuar nëse është bërë ndonjë krim. Ne e kemi investiguar plotësisht dhe do të marrim masat e duhura. Ne nuk do të komentojmë më tej pasi kjo është një çështje e brendshme”, ka thënë një zëdhënës i policisë.
Category: Futboll
0 Komente