Ronaldo superior ndaj Messit

dardanmiftari | Wednesday, February 09, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Zenit St. Petersburgut, portugezi Danny, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo është superior ndaj rivalit të tij kryesor, Lionel Messi. Kjo deklaratë e Dannyt vjen pak orë para fillimit të superderbit evropiano-latin, Argjentinë-Portugali.
“Të dy kanë stile të ndryshme, por mendoj se Ronaldo është superior për Messin. Sa për ndeshjen, do të jetë shumë e bukur. Ne jemi këtu për të fituar”.
“Ne nuk kemi frikë nga Argjentina. Portugalia ka një prej ekipeve më të mira në botë. Është e qartë që Argjentina ka ekip të fortë, por ne do të bëjmë gjithçka për t’i mposhtur”, u shpreh Danny për Ole.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...