UEFA, jo kundër shpenzimeve astronomike

dardanmiftari | Wednesday, February 02, 2011 | 0 Komente

UEFA ka lëshuar një komunikatë ku ka bërë të qartë se rregullat mbi atë se sa duhet të shpenzohet për transferime nuk u ndalojnë klubeve të bëjnë transferime me shuma astronomike, përderisa ato mbajnë baraspeshën e tyre financiare.
“UEFA është në dijeni për aktivitetet që ndodhën së fundmi në tregun evropian të transferimeve. Sidoqoftë, duhet të përmendet se rregullat e shpenzimeve nuk u ndalojnë klubeve për të shpenzuar shumë para në lojtarë të ndryshëm, përderisa ata mbajnë gjendjen financiare të baraspeshuar në fund të sezonit. Është e vështirë të komentohet mbi këtë çështje pasi UEFA nuk i di strategjitë e klubeve”, theksohet në këtë komunikatë.
UEFA shtoi në këtë komunikatë se klubet duhet që patjetër të përgatiten për periudhën e pas vitit 2013, ku pritet të aplikohen rregulla të reja mbi shpenzimet në tregun e transferimeve.
Ishte spekuluar një ditë më parë nga mediumet britanike se Chelsea mund të dënohet me përjashtim nga aktivitetet në garat evropiane për klube pas shpenzimit të 80 milionë eurove brenda një dite për vetëm dy lojtarë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...