United nuk është në shitje
Familja Glazer ka këmbëngulur se nuk e ka në plan ta shesë Manchester Unitedin, përkundër spekulimeve se Familja Mbretërore e Katarit është në përgatitje të ofertës për klubin nga Old Trafford.
“Bordi dëshiron të qartësojë spekulimet e fundit sa i përket shitjes së mundshme të Manchester Unitedit. Pronarët mbeten plotësisht të përkushtuar ndaj klubit dhe nuk kanë ndërmend ta shesin atë. Nuk janë mbajtur kurrfarë bisedimesh. Manchester United nuk është në shitje dhe pronarët nuk do të pranojnë ndonjë ofertë”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga bordi i Manchester United.
Përkundër një komunikate të ngjashme të lëshuar nga Qatar Holdings javë më parë, vazhdojnë spekulimet se po përgatitet një ofertë prej 1.8 miliardë funtesh për Djajtë e Kuq.
Category: Futboll
0 Komente