Abate: Do të luajmë mirë ndaj Interit

dardanmiftari | Thursday, March 24, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Milanit, Ignazio Abate, ka thënë se Rossonerët do të përgatiten mirë për sfidën që pritet dhe ta vendosë titullin këtë sezon në Serie A, ndaj Interit më 2 prill.
“Pushimi po na ndihmon në përgatitjet tona për ndeshjen, pasi duam të jemi 100 përqind të gatshëm për derbin. Është një ndeshje tejet e rëndësishme kjo sa i përket Scudettos”.
“Para ndeshjeve të kombëtareve, ne kemi qenë më të qetë, por pasi lëshuam pikë, ne nuk kemi parë më të mirën nga Milani. Ju premtoj se do të shihni futbollin më të mirë nga ne në derbi”, ka thënë Abate.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...