Allegri: Do ta ringjall Milanin

dardanmiftari | Sunday, March 20, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, shpreson që ta shfrytëzojë pushimin për shkak të ndeshjeve të reprezentacioneve të futbollit për ta ringjallur Milanin pas humbjes së rëndë nga Palermo, që ia mundësoi Interit afrimin në dy pikë.
“Do të ishte më mirë sikur ta kishim shmangur këtë humbje nga Palermo, por unë kam ende besim në këtë ekip. Tani kemi pushim dhe shpresoj se mund të kthehemi me ide të reja. Le të shohim çfarë do të bëjnë Interi dhe Napoli”.
“Disavantazhi nuk na favorizoi. Pas golit ne luajtëm mirë gjatë gjithë pjesës së parë, por gabuam shumë në sulm. Ne krijuam më shumë në pjesë të dytë”, deklaroi Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...