Berbatov: Po, kam pasur krizë vetëbesimi
Sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov, thotë se ai ka vuajtur nga probleme me vetëbesim gjatë kohës së tij në Old Trafford.
Berbatov aktualisht është golashënuesi më i mirë në Ligën Premier, por ai ka qenë mjaft i kritikuar për dy sezonet e mëhershme të kaluara te Manchester United, që nga transferimi i tij në vitin 2008 nga Tottenham dhe kjo ka ndikuar edhe në gjendjen e tij mentale.
“A kam vuajtur nga kriza e vetëbesimit? Sigurisht. Ndonjëherë nuk luani mirë ose nuk shënoni dhe në këto momente presioni vjen në të gjitha anët, po ashtu edhe nga vetja. Ju filloni të dyshoni në vete. Por ky është momenti kur duhet ta ruani besimin dhe të kuptoni se gjithçka do të shkojë mirë. Ju punoni fuqishëm në stërvitje dhe vazhdoni të bëni gjëra në të cilat jeni të mirë”, ka thënë sulmuesi bullgar.
Category: Futboll
0 Komente