City i bindur në transferimin e Pirlos

dardanmiftari | Friday, March 25, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i bindur se do ta mposhtë Chelsean për të transferuar mesfushorin e Milanit, Andrea Pirlo.
Daily Star shkruan se Mancini e sheh Pirlon si një zëvendësim ideal për Vieira dhe si një shtyllë kryesore të ekipit.
Pirlo, 31-vjeçar, shihet si një prej mesfushorëve më të mirë në Evropë, por i është kërkuar të përgjysmojë pagën e tij prej 100 mijë funtesh në javë për të vazhduar kontratën.
Lojtari ka refuzuar këtë zvogëlim dhe pritet të largohet gjatë verës. Edhe Chelesa raportohet se po ashtu është i interesuar për Pirlon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...