Crouch: Bale larg Messit dhe CR7

dardanmiftari | Thursday, March 24, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Tottenhamit, Peter Crouch, ka kërkuar nga njerëzit që të mos e mbivlerësojnë anësorin Gareth Bale, duke këmbëngulur se ai nuk është as afër Messit apo Ronaldos.
“Gareth ka qenë lojtar klasi që dy vjet, tani ai është më i miri në Ligën Premier. Por, ai ka rrugë të gjatë para vetes për të arritur Messin”.
“Messi dhe Ronaldo nuk po kanë probleme në shtrirjen e autoritetit të tyre, sidomos pas numrit të golave të shënuar. Bale është i ri dhe në zhvillim. Shpeshherë ai është e pa mundur të ndalet dhe ndaj Interit ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë”, deklaroi Crouch.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...