Drobga do të merret me bamirësi pas pensionimit

dardanmiftari | Friday, March 11, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka mohuar se ai synon një rol të trajnerit sapo të pensionohet nga loja aktive e futbollit, dhe zotohet se do të kalojë më shumë kohë në iniciativa humanitare.
33-vjeçari nuk është në mesin e startuesve në Stamford Bridge që nga arritja e Fernando Torres dhe është detyruar të qëndrojë në stol javëve të fundit. Me shumë spekulime rreth të ardhmes së tij, sulmuesi i Bregut të Fildishtë ka refuzuar të flasë për të ardhmen, por ka thënë se ai do të dëshironte të ndërtojë karrierë në punë bamirëse sapo të pensionohet nga futbolli.
“Puna me gjëra humanitare është diçka e rëndësishme për mua. Jo vetëm sepse unë luaj – nuk e bëj këtë vetëm për të promovuar veten. Unë e shfrytëzoj imazhin për të promovuar fondacionin tim, andaj është diçka që dua ta bëj një kohë të gjatë”.
“Nuk është diçka që e bëni dhe pas tre vitesh ndaloni. Është diçka shumë serioze. Nuk e bëj atë për famë. Në fakt ai është pasioni im kryesor. Kur të pensionohem, kjo do të jetë prioriteti im numër një. Për momentin, loja është shumë e rëndësishme po ashtu”, ka thënë Drogba.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...