Ferguson apelon akuzën e FA

dardanmiftari | Saturday, March 05, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka apeluar akuzat e Federatës Angleze të Futbollit (FA) për sjellje jo të duhur para mediave.
Ferguson rrezikon që të dënohet nga FA me katër ndeshje suspendim, ndërsa afati i fundit për apelim ishte 8 marsi. Tani që Ferguson e bëri apelimin, ende nuk është e qartë nëse skocezi do të dënohet për komentet e tij për gjyqtarin e ndeshjes ndaj Chelseat, Martin Atkinson.
Një apelim i dështuar do të ishte katastrofal për bosin e Djajve të Kuq, pasi në mes të luftës për titull të kampionit ai do të detyrohej t’i shikonte ndeshjet nga tribunat, pasi që nëse dënohet, ai do të mungojë në duelin e drejtpërdrejt për titull ndaj Arsenalit në fund të marsit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...