Juve pas Jefferson Farfan

dardanmiftari | Tuesday, March 22, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi peruan Jefferson Farfan ka joshur interesimin e Juventusit pas paraqitjeve të mira me ekipin e Bundesligës, Schalke.
Zonja e Vjetër është e etur të forcojë sulmin gjatë verës dhe drejtori sportiv Giuseppe Marotta mendohet se e sheh 26-vjeçarin si një nënshkrim të përkryer, shkruan Tuttosport.
Farfan e filloi karrierën e tij me Alianza Lima dhe pastaj veshi fanellën e PSV Eindhoven para se t’i bashkohet Schalke në verën e vitit 2008.
Edhe klubet si Valencia dhe Wolfburg po ashtu janë lidhur me një transferim të sulmuesit të zhdërvjellët. Vlera e tij thuhet të jetë afro 12 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...