Marchisio: Nuk kemi frikë nga Milani
Claudio Marchisio i ka dërguar sinjal të qartë Milanit se Juventusi nuk do të hyjë në supersfidën e fundjavës për t’u mposhtur, por për t’i fituar tri pikët.
“Ndaj ekipeve të mëdha ne gjithmonë kemi shfaqur agresivitet dhe përkushtim. Për këtë arsye, kjo ndeshje nuk na bën të frikësohemi pasi mund të luajmë futboll dhe të bëjmë spektakël. Ne e dimë se Milani ka skuadër të mrekullueshme me plot kampionë, por ne nuk guxojmë të bëjmë gabime”.
“Milani favorit për titull? Ata do ta kenë rival për këtë Interin, por besoj se ata i kanë të gjitha letrat në dorë për të mbetur në krye deri në fund”, u shpreh Marchisio.
Category: Futboll
0 Komente