Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Moratti: Fitorja e Milanit nuk është vendimtare për Scudetto

Presidenti i Milanit, Massimo Moratti, ka thënë se fitorja e Milanit ndaj Napolit nuk do të thotë se gara për titull ka përfunduar.
Rossonerët e mposhtën me rezultat 3-0 njërin nga konkurrentët e drejtpërdrejtë për titull, duke u forcuar në krye të tabelës me pesë pikë para Interit që tash mban vendin e dytë.
“E gjithë kjo është argëtuese dhe gjërat po fillojnë të bëhen më interesante”, u ka thënë Moratti gazetarëve, ndërsa i pyetur nëse derbi milanez do ta vendoste Scudetton, ai ka thënë : “Nuk mendoj ashtu”.
Në fundjavë, Interi pret Genoan në Meazza, ndërsa Milani udhëton në Torino për t’u ndeshur me Juventusin.