Moratti: Mourinho i lumtur për Interin

dardanmiftari | Wednesday, March 16, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk ka humbur kohë dhe e ka përgëzuar klubin e tij të zemrës, Interin, për kualifikimin e mëtutjeshëm në Ligën e Kampionëve ndaj Bayernit të martën mbrëma, gjithnjë sipas presidentit Massimo Moratti.
“Shorti? Shpresoj se do ta kemi për kundërshtar skuadrën më të fortë, sepse kjo do të na ndihmojë të mbesim të fokusuar”.
“Nuk isha shumë optimist gjatë ndeshjes, por kam pritur gjithçka. Nuk isha dhe aq i befasuar. Isha tejet i ngazëllyer me Leonardon, Eto’on, Cambiasson dhe Sneijderin”.
“Mourinho më telefonoi, ai ishte shumë i lumtur për këtë rezultat ndaj Bayernit. Ai është sportist i vërtet dhe ai na do shumë”, u shpreh Moratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...