Ronaldo në dyshim për Lyonin

dardanmiftari | Friday, March 04, 2011 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo mund të mos paraqitet ndaj Lyonit në kuadër të Ligës së Kampionëve, pasi lëndimi i pësuar ndaj Malagas mendohet se do ta lë superyllin portugez 10 deri në 15 ditë jashtë fushave.
“Unë jam lënduar në golin tim të tretë. Lëndimi nuk duket serioz”, theksoi Ronaldo pas ndeshjes.
Ronaldo iu nënshtrua skanimeve mëngjesin e të premtës dhe u zbulua se ai do të mungojë 10 deri në 15 ditë për shkak të një ndrydhje, që do të thotë se ai rrezikon të luajë ndaj Lyonit më 16 mars edhe pse sipas të gjitha gjasave CR7 do të bëjë çmos për t’u paraqitur në atë duel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...