Ronaldo zgjedh Realin para Barcelonës

dardanmiftari | Wednesday, March 23, 2011 | 0 Komente

Legjenda braziliane Ronaldo i pyetur se cilën skuadër do ta zgjidhte për të luajtur po të ishte dhjetë vjet më i ri, ka deklaruar se do ta zgjidhte Real Madridin para Barcelonës.
Gjatë karrierës së tij, Ronaldo ka luajtur për të dy klubet rivale të Spanjës, mirëpo siç duket dashuria e tij ka mbetur me Los Blancos.
“Kam pasur një histori të shkëlqyer në Madrid, një nga respekti dhe se është klubi ku kam shënuar më së shumti dhe kam festuar më së shumti”.
“Kam qenë te Barcelona vetëm për një vit. Ishte spektakolare, por u largova nga atje me kushte të këqija dhe iu bashkova Interit. Ende kam respekt të madh për Madridin. Sidoqoftë, Barcelona luan futboll të shkëlqyer dhe ata e kanë atë lojtarin e vogël (Leo Messi) që bën gjëra të caktuara”, ka thënë braziliani për AS.
Ronaldo po ashtu ka shprehur preferencë për teknikat e trajnerit aktual të Realit, Jose Mourinho, duke thënë: “Mourinhon e kam njohur mirë kur ishte te Barcelona si asistent i Bobby Robson dhe ai është një person i shkëlqyer. Nuk kam menduar se do të bëhej trajner, por ishte një befasi e këndshme. Të gjitha rezultatet e tij janë të merituara”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...