Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Torres sfidon Vidicin

Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, thotë se ai preferon të sfidohet nga lojtarë të mirë dhe shton se është i sigurt se do të jetë fitues në duel me mbrojtësin dhe kapitenin e Manchester United, Nemanja Vidic,
Vidic dy herë është dërguar jashtë loje kur ka luajtur kundër spanjollit dhe do të jetë pa shokun e tij të mbrojtjes, Rio Ferdinand, në Stamford Bridge.
“Ju doni të luani mirë kundër lojtarëve të tillë për të treguar se mund ta bëni këtë, dhe Vidic dhe Ferdinand kanë qenë gjithmonë një sfidë e madhe për mua, andaj shpresova se ata do të mund të luajnë të dy”.
“Disa njerëz preferojnë lojtarët e mëdhenj të mos luajnë kundër tyre, por unë preferoj të luaj kundër këtyre lloj lojtarëve”, ka thënë Torres.