Van Persie: Barcelona ekip ofendues

dardanmiftari | Thursday, March 24, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Arsenalit, Robin Van Persie, ka lansuar edhe një sulm në drejtim të ndoshta ekipit më të mirë në histori të futbollit, Barcelonës, pasi mendon se katalanasit ankohen vazhdimisht për gjithçka në fushë. Holandezi si duket nuk mund të pajtohet ende me eliminimin nga Liga e Kampionëve...
“Unë vërtet nuk kuptoj gjithë atë që u krijua pas ndërhyrjes time në Messin. Të gjithë u nervozuan në mua, por unë nuk e trajtova atë më ndryshe se kundërshtarët tjerë të mi të zakonshëm. Askush nuk u ankua kur ndërhyva në Mascheranon”.
“Në ndërkohë, lojtarët e Barcelonës tentojnë të ankohen për gjithçka që po ndodh në fushë. Unë isha tejet i zhgënjyer me këtë. Është diçka që po bëjnë edhe lojtarët e Chelseat në Angli”.
“Barcelona mbetet ekip fantastik, por ata duhet të ndalen së ankuari dhe ofenduari. Kjo po bëhet tejet ofenduese në fushë”, deklaroi Van Persie.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...