Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Van Persie nuk luan kundër Barcës

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, do të mungojë në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës që do të zhvillohet në Camp Nou, pasi që klubi njoftoi se holandezi ka pësuar një lëndim, i cili do ta mbajë jashtë fushe për tri javë.
Kjo është një mungesë e madhe për Topçinjtë, por trajneri Arsene Wenger njoftoi se ka gjasa që kapiteni Cesc Fabregas të udhëtojë për në Spanjë.
“Fatkeqësisht, patëm lajme të këqija nga ekzaminimi dhe ai (Van Persie) sigurt do të mungojë në tri javët e ardhshme”.
“Cesc po duket se ka gjasa. Ai po përparon shpejtë dhe mirë. Është e mundur (që të luajë)”, ka thënë Wenger për faqen zyrtare të Arsenalit.