Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Zanetti: Benitez vuajti për shkak të lëndimeve

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, ka refuzuar të kritikojë ish-trajnerin e ekipit Rafa Benitez.
Fitorja 2-0 e të dielës ndaj Sampdorias e ka ngritur Interin në pozitën e dytë prapa liderit të ligës, Milanit.
“Ne kishim të njëjtën qasje me Benitez. Por ishin 11 ose 12 lëndime të rënda, të cilat i komplikuan gjërat. Sapo u kthyem në fuqinë e plotë, ne ia dolëm mirë. Pastaj ne humbëm kontrollin”.
“Leo ka sjellë entuziazmin te ne. Por ne e dimë se gjithçka varet nga ne. Nëse besojmë në vete se mund t’i arrijmë të gjitha objektivat, edhe pse do të jenë ndeshje të vështira ato kundër Napolit dhe Milanit”, ka thënë Zanetti.