Zidane i ngazëllyer me rikthimin në fushë
Legjenda franceze e futbollit, Zinedine Zidane, ka shprehur ngazëllimin që është rikthyer në fushë të luajë për Juventusin edhe njëherë në ndeshjen bamirëse kundër legjendave të Torinos.
Ish-lojtari i Juventusit dhe Real Madridit u fut në lojë si zëvendësues dhe tregoi një ndikim të konsiderueshëm në ndeshjen që përfundoi me barazim 2-2.
Legjenda braziliane Junior i dha Torinos avantazhin në pjesën e parë dhe kjo u dyfishua kur Gianluifi Lentini gjeti rrjetën pasi goditja e tij u devijua për të përfunduar në rrjetën e Juves.
Megjithatë Biankonerët u rikthyen kur Pavel Nedved çoi topin në rrjet pas një pasimi të Zidane në minutën e 54-të, dhe 14 minuta më vonë Sergio Porrini barazoi rezultatin.
“Jam i lumtur që rikthehem në Itali dhe çdo herë që vij në qytetin e Torinos kënaqem. Është një nder i madh që jam këtu dhe për një ngjarje të tillë”, ka thënë Zidane pas përfundimit të takimit.
Category: Futboll
0 Komente