Allegri: Duam edhe Serie A edhe kupën

dardanmiftari | Wednesday, April 20, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se ai si trajner dëshiron të fitojë çdo garë të mbetur dhe këtu nuk bën përjashtim as Coppa Italia, ku strategu Rossoner ka vendosur të hyjë në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Palermos me formacion të ‘cunguar’.
“Ne duam që ta nderojmë këtë kupë. Ne kemi rastin për ta fituar Scudetton dhe së paku të arrijmë në finale të Kupës së Italisë. Ne nuk kemi fituar ende asgjë, por unë nuk do të isha këtu po që se nuk do të kishin punuar njerëzit e mi”.
“Është gjysmëfinale shumë e rëndësishme për ne dhe ne duam të arrijmë në finale, duke marrë një rezultat pozitiv ndaj Palermos. Ekziston entuziazmi dhe është me rëndësi që të shfrytëzojmë atë për të arritur objektivat tanë”, potencoi Allegri.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...