Allegri: Nuk jam Leonardo

dardanmiftari | Saturday, April 02, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimilano Allegri, ka deklaruar para derbit ndaj Interit se Madonnina e të shtunës është më e rëndësishme për zi-kaltrit përderisa ka folur edhe për vendimin e Leonardos për të kaluar te rivali i përbetuar pas shumë vitesh qëndrimi në Milanello. “Është derbi i rëndësishëm, por është më i rëndësishëm për ata se për ne. Ne kemi qenë në krye të kampionatit për 21 javë dhe e kemi ditur se nuk mund ta fitojmë titullin disa muaj më herët, por tani duhet të mendojmë për rezultat pozitiv në derbi”. “Ne do të jemi në krye deri në vërshëllimën e parë dhe nëse e fitojmë ndeshjen, atëherë do ta zgjerojmë diferencën në pesë pikë me shtatë ndeshje të mbetura. Nuk do të ishte pozitë e keqe ajo, por është e vërtetë se kemi fituar vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit. Unë nuk dua të them se tashmë e kemi fituar titullin, pasi atë mund ta fitoni me një pikë avantazh në fund”. “Leonardo? Është e vështirë të kalosh prej këtu te Interi, por gjërat ndryshojnë. Unë nuk mund ta gjykoj Leonardon, ai e ka bërë një zgjedhje të tillë. Por, do të ishte e vështirë të largohesha nga Milani për të shkuar te Interi”, potencoi Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...