Bayerni ta transferojë Neuer

dardanmiftari | Tuesday, April 19, 2011 | 0 Komente

Pas spekulimeve të së hënës të cilat thoshin se transferimi i portierit gjerman Manuel Neuer nga Schalke te Bayern Munichu është i pashmangshëm, janë mediumet gjermane që tani zbulojnë detaje tjera mbi transferin.
Bild shkruan se 25 vjeçari do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, duke lënë kështu shumën e transferimit si të vetmen çështje për t’u zgjidhur.
Besohet se skuadra më e trofeshme gjermane do të paguajë 18 deri 20 milionë euro për shërbimet e portierit të jashtëzakonshëm. Ishte thënë se Neuer nuk do të pranonte një transfer në Allianz Arena, për shkak se nuk do t’i tradhtonte tifozët e Schalkes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...