Chelsea, spastrim gjatë verës
Florent Malouda dhe Nicolas Anelka janë emrat e parë në listën e gjatë të lojtarëve që Chelsea planifikon t’i largojë gjatë verës.
Mirror shkruan se pos të lartpërmendurve në listë janë edhe Paulo Ferreira, Jose Bosingwa dhe Youri Zhirkov, ndërsa dilema e vetme mbetet Didier Drogba, e ardhmja e të cilit është ende e pa qartë.
I pa qartë po ashtu mbetet fati i Carlo Ancelottit, për të cilin ka shumë spekulime se do të shkarkohet nga Abramovich, pa marrë parasysh rezultatin e fund-sezonit.
Category: Futboll
0 Komente