EL: Porto dhe Benfica pranë finales

dardanmiftari | Thursday, April 28, 2011 | 0 Komente

Porto ka siguruar kualifikimin në finalen e Europa League pas fitores së jashtëzakonshme prej 5-1 ndaj Villarrealit në Do Dragao, ndërsa fitore shënoi edhe Benfica me rezultat 2-1 ndaj Bragas në derbin portugez.
Ishte Villarreali që kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë me anë të Canit (45’), për t’iu gëzuar kualifikimit në finale.
Megjithatë, kështu nuk mendoi i madhi Andres Villas Boas që pas fjalimit që u mbajti lojtarëve të tij në zhveshtore, arriti që ta shokojë Villarrealin.
Fillimisht Falcao nga penaltia (49’) dhe më pas Fredy Guarin (61’), kaluan në epërsi klubin portugez.
Megjithatë, Radamel Falcao e zyrtarizoi veten si njeri të ndeshjes kur shënoi edhe plot tri herë të tjera (67’, 75’ dhe 90’) për ta siguruar fitoren e madhe prej 5-1 në shtëpi të Portos.
Porto kështu me këtë fitore mund të luajë me lojtarë nga akademia në el Madrigal pas një jave, ndërsa Benfica do të ketë punë më të vështirë në udhëtim te Braga, pasi këta të fundit mund ta sigurojnë kualifikimin me një fitore minimale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...