Fund dramatik në derbi

dardanmiftari | Sunday, April 17, 2011 | 0 Komente

Arsenali dhe Liverpooli janë ndarë baras në derbin e javës së 33-të në Ligën Premier. Takimi i zhvilluar të dielën në Emirates Stadium ndërmjet rivalëve të futbollit anglez përfundoi me rezultat 1-1. Gjysma e parë nuk dha shumëçka për t’u shijuar, ndërsa Arsenali luajti më mirë, dhe rasti për t’u përmendur ishte i Laurent Koscielnyt. Ndërkohë, Liverpooli ishte i mirë në mbrojtje, porse i mungonte freskia në sulm. Edhe në gjysmën e dytë asnjëra nga skuadrat nuk arrinte që ta dënojë kundërshtarin, dhe atëherë kur pritej që takimi të përfundonte pa gola, u akordua penallti në favor të vendasve të cilin e shndërroi në gol Robin van Persie (90’+8). Në këtë ndeshje të stërzgjatur, një penallti i takoi edhe Liverpoolit, ndërsa përgjegjësinë e mori Dirk Kuyt, i cili barazoi gjithçka (90’+12). Ky rezultat nuk i konvenon asnjërës nga skuadrat, pasi që Arsenali mbetet gjashtë pikë prapa liderit Manchester United në garën për titull, ndërsa Liverpooli mbetet shtatë pikë larg vendit të katërt të cilin e mban Manchester City.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...