Mbretërit pranë gjysmëfinales

dardanmiftari | Tuesday, April 05, 2011 | 0 Komente

Dygolësh i Emmanuel Adebayor Real Madridi ka shënuar fitore prej 4-0 kundër Tottenham Hotspur në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua të martën mbrëma në Santiago Bernabeu. Pas një goditjeje nga këndi të Mesut Oezil, Emmanuel Adebayor shënoi me kokë për të krijuar epërsi të hershme për vendasit (4’), ndërsa ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë përkundër dominimit total të Los Blancos. Peter Crouch mori dy kartonë të verdhë për një kohë të shkurtë dhe përjashtimi i tij (15’) i përkeqësoi gjërat edhe më shumë për Spursat. Presioni i vazhdueshëm i vendasve u shpagua me golin e dytë të Adebayor, i cili shënoi sërish me kokë pas harkimit të Marcelos (57’). Angel Di Maria me një goditje të bukur nga distanca shënoi golin e tretë për Mbretërit (72’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Cristiano Ronaldo (87’) pas një asistimi të Kaka. Pas kësaj fitoreje, Real Madridi është me një këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por duhet të presë që të zhvillohet edhe ndeshja kthyese në White Heart Lane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...