Ramos: Lojtarët e Barcës, aktorë të mirë

dardanmiftari | Thursday, April 28, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka reaguar pas ndëshkimit me karton të verdhë në sfidën ndaj Barcelonës, duke thënë se duhet të marrin fund pantomimat e futbollistëve Blaugranë.
“Ju shkoni në shtëpi të dëshpëruar pasi merrni kartona të kuqë të cilët ndikojnë në takim. Ne nuk kemi mundur të besojmë. Ne jemi realistë dhe e dimë se gjërat janë të komplikuara, por Real Madridi nuk duhet të dorëzohet”.
“Pantomimat e lojtarëve të Barcës duhet të marrin fund. Shpresoj se do të merren masa për gjëra të tilla, pasi ato dëmtojnë imazhin dhe spektaklin e futbollit. Ekipi dhe të gjithë madrilenët janë të lënduar nga ajo që kanë parë në atë ndeshje”, deklaroi Ramos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...