Reali fiton Copa del Rey

dardanmiftari | Wednesday, April 20, 2011 | 0 Komente

Realizuesi i golit të fitores, Cristiano Ronaldo. Real Madridi e ka regjistruar fitoren e parë kundër Barcelonës pas një kohë të gjatë, fitore e cila ua siguron madrilenëve trofeun e parë të sezonit.
Dy superfuqitë e futbollit botëror u takuan të mërkurën mbrëma në Mestalla për të zhvilluar finalen e Kupës së Mbretit, ndërsa me rezultat prej 1-0 Mbretërit dolën fitues.
Në gjysmën e parë Los Blancos ishin më mbresëlënës, ndërsa Blaugranët nuk arritën ta tregojnë atë që të dinë të bëjnë më mirë. Një rast për t’u përmendur ishte goditja e Pepes me kokë (44’) pas krosimit të Mesut Oezil. Por sidoqoftë, nuk pati gola.Fraksioni i dytë i lojës i takoi Barcelonës që arriti ta imponojë lojën e vet. Megjithatë thuajse i gjithë takimi ishte një luftë taktike, por duhet lëvduar edhe të dy portierët për intervenimet e tyre.
Sido që të jetë, pas 90 minutave, rrjetat heshtën, ashtu që u desh të zhvilloheshin vazhdimet për ta përcaktuar fituesin e Copa del Rey.Loja e bukur vazhdoi edhe në pjesën e parë të vazhdimeve, ndërsa rezultati u zhbllokua në minutën e 103-të. Pas një kombinimi me Marcelon, Angel Di Maria krosoi në drejtim të Cristiano Ronaldos dhe portugezi me kokë mposhti portierin Pinto.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...