Robinho i sjell fitoren Milanit
Lideri i Kampionatit italian, Milan, ka shënuar fitore minimale si mysafir i Brescias për të ruajtur diferencën e pikëve me konkurrentët për titull.
Heroi i Rossonerëve në këtë takim ishte braziliani Robinho, i cili shënoi në minutën e 82-të, pas asistimit të Antonio Cassanos.
Me këtë fitore, Milani rikthen diferencën prej tetë pikësh kundrejt Interit, dhe vazhdon me qetësi drejt titullit.
Category: Futboll
0 Komente