Ronaldo: Messi? Do të doja të luaj kundër 10 lojtarëve

dardanmiftari | Thursday, April 28, 2011 | 0 Komente

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka lavdëruar rivalin e tij Lionel Messi, por shton se edhe ai do të shënonte shumë gola po të luante rregullisht kundër dhjetë lojtarëve.
“Messi? Ai është shumë i mirë, por kundër dhjetë lojtarëve është shumë lehtë. Do të doja edhe unë ta kem atë mundësi të luaj kundër 10 lojtarëve”, ka thënë Ronaldo.
Portugezi po ashtu ka dhënë shenja se është i pakënaqur me taktikat e Jose Mourinhos në disfatën e mbrëmshme nga Barcelona.
“Më pëlqen të luaj futboll të mirë, por duhet t’i adaptohem ekipit. Me 11 kundër 11 ne nuk kemi vuajtur dhe gjithçka ishte nën kontroll. Ne nuk luanim mirë, por gjithçka ishte nën kontroll”, ka deklaruar Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...