Rooney tmerron West Hamin

dardanmiftari | Saturday, April 02, 2011 | 0 Komente

Manchester United ka dëshmuar kredencialet dhe shpirtin ekipor në luftën për titull të kampionit të Anglisë, kur arriti të realizojë një rikthim të pa besueshëm falë një Wayne Rooney fantastik, në sfidën e zhvilluar në Upton Park ndaj West Hamit. Ndeshja filloi me vendasit në kërkim të golit. Duke e ditur se çdo rezultat negativ do t’ua rrezikonte mbijetesën në elitë, vendasit me impenjimin e bërë fituan në minutën e 11-të një penalti, të cilën e konkretizoi Mark Noble. Nuk kaloi shumë kohë dhe përsëri Noble u gjend para pikës së bardhë (25’) për të realizuar për 2-0 dhe shokimin e tifozëve të United. Në këto momente të gjithë besuan në një rrëshqitje të United dhe ngritje të Arsenalit në tabelë, mirëpo si duket fjalimi i Sir Alex Ferguson pas pjesës së parë e ka motivuar tej mase qenien paranormale të quajtur Wayne Rooney. Fillimisht në minutën e 65-të akordohet gjuajtje e lirë për Manchester United, të cilën me dinakëri prej luani e ekzekutoi Wayne Rooney, duke shënuar për 2-1. Antonio Valencia pas golit të parë filloi të fluturonte nëpër fushë me top dhe lansoi papritmas një pasim përtokë për Wayne Rooneyn, i cili u gjend bukur në zonë për të barazuar rezultatin (73’). Nga ky moment takimi merr rrjedhë tjetër, pasi në minutën e 79-të një lojtar i West Ham prek topin me dorë duke detyruar gjyqtarin të akordojë penalti, të cilën për hettrik në këtë sfidë e shndërroi në gol kush tjetër pos Wayne Rooneyt. Dhe rezultati përfundimtar ishte formalitet me Javier Hernandez që i dha fundin takimit pranë rezultatit 4-2. Pas këtij rikthimi të jashtëzakonshëm të United, Djajtë e Kuq mbeten liderë me 66 pikë, duke shtuar presionin mbi Arsenalin dhe Chelsean, të cilët duhet të shënojnë fitore.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...