UEFA provokon Mourinhon
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, sigurisht se nuk ishte i disponuar kur mësoi se faqja zyrtare e UEFA-s gaboi në rezultatin e ndeshjes Real Madrid – Barcelona.
Pasi përjashtimi i Pepes ndikoi keq te Mourinho, padyshim se dyfishimi i fitores së Barcelonës në faqen zyrtare të organit më të lartë të futbollit evropian, UEFA, duhet të ketë irrituar edhe më shumë portugezin.
Menjëherë pas takimit UEFA publikoi raportin e takimit Real Madrid – Barcelona, por me rezultat 0-4 për Blaugranët, gjë që po që se do të kishte ndodhur në realitet, do ta vuloste finalen e Wembleyt, e cila ashtu-kështu pritet të jetë mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit.
Category: Futboll
0 Komente