Valdano: Kupa, fillimi i rikuperimit tonë

dardanmiftari | Thursday, April 21, 2011 | 0 Komente

Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, është i ngazëllyer me triumfin e tyre në Kupën e Mbretit gjatë të mërkurës mbrëma dhe shpreson se kjo fitore është vetëm fillimi i një periudhe triumfesh.
Një gol i shënuar nga Cristiano Ronaldo në lojën shtesë të ndeshjes i dha fitoren minimale 1-0 Real Madridit në finalen e zhvilluar në stadiumin e Valencias, Mestalla. Ky ishte triumfi i parë i Mbretërve në Kupë që nga viti 1993 dhe i pari trofe i madh që nga viti 2008, kur ata fituan Ligën.
“Urime lojtarëve. Ata duhej të japin gjithçka në këtë ndeshje. Shpresoj se kjo është vetëm fillimi i rikuperimit të Madridit”, ka thënë Valdano për të përditshmen sportive spanjolle AS.
Ndeshja ishte e dyta nga katër takimet mes dy rivalëve të përjetshëm. Të shtunën Barcelona dhe Real Madridi u ndanë me barazim 1-1 në Bernabeu në ndeshjen e vlefshme për kampionatin spanjoll, ndërsa javën e ardhshme ata do të takohen në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe një javë më pas për ndeshjen e kthimit po në këtë garë.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...