Villa: Ishim shumë superiorë

dardanmiftari | Thursday, April 28, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka lavdëruar performancën e bashkëlojtarëve të tij dhe ka mbështetur vendimet e gjyqtarëve.
Barcelona shënoi fitore 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Bernabeu, në një ndeshje kontroverse që u shoqërua me përjashtimin e mbrojtësit të Realit, Pepe, si edhe trajnerit Jose Mourinho.
“Mendoj se ne ishim larg superiorë për ta gjatë gjithë ndeshjes. Mendoj se kur Reali mbeti me një lojtar më pak në fushë, ky ishte momenti vendimtar për ne. Por, ata mbetën me dhjetë lojtarë sepse ishte një karton i kuq i pastër si loti”, ka thënë Villa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...