Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Ambrosini lëvdon Allegrin

Massimo Ambrosini e ka lavdëruar trajnerin Massimiliano Allegri që e ka bërë Milanin një skuadër fitimtare për më pak se një vit.
Fitorja prej 1-0 ndaj Bolognas, i ka bërë Rossonerët që të jenë shumë pranë titullit të Serie A, trofe të cilën herën e fundit e kishin fituar në vitin 2004.
“Trajneri Allegri ka vënë ndikimin e tij në skuadër, ai e ka bërë veten të pranueshëm nga ky grup i ngushtë, ai është i ri, ai ka shumë ide dhe ai arriti t’i implementojë ato për një periudhë të shkurtër kohore”, ka deklaruar kapiteni i Milanit.