Barcelona festoi titullin

dardanmiftari | Saturday, May 14, 2011 | 0 Komente

Barcelona e ka festuar titullin e fituar në La Liga me një paradë të hapur me autobus nëpër qytetin katalanas me mijëra tifozë të cilët dolën rrugëve për të përgëzuar heronjtë e tyre.
Njerëzit e Guardiolas siguruan titullin e 21-të në La Liga për Barcelonën të mërkurën mbrëma dhe të premtën ishte ditë feste në Kataluni.
Gjatë festimeve u shprehën disa prej futbollistëve, si Xavi dhe Valdes, të cilët ndezën tifozët që mbanin në dorë pankarta të ndryshme.
Për Barcelonën ende nuk ka mbaruar gjahu për tituj. Tifozët Blaugranë mund t’i kthehen festës më 28 maj kur Barcelona luan në finalen e madhe të Wembleyt ndaj Manchester Unitedit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...