Ronaldo falënderon skuadrën
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i ka falënderuar bashkëlojtarët që ia kanë mundësuar që ta fitojë titullin Pichichi këtë sezon, dhe njëherit të thyejë rekordin me më shumë gola të shënuar në një edicion në La Liga.
Portugezi ishte realizues i dy golave në fitoren e lartë prej 8-1 të Los Blancos kundër Almerias, kështu që CR7 e përfundoi sezonin 2010/2011 në Primera Division me plot 40 gola të shënuar.
“Duhet t’i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi. Pichichi është për të gjithë ne. Ata më kanë ndihmuar të arrij 40 gola”, ka thënë Ronaldo menjëherë pas fitores.
Lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave tashmë mban rekordin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në një sezon të La Ligas, përpara Hugo Sanchez dhe Telmo Zarra që kanë arritur të shënojnë nga 38 sosh.
Njëkohësisht, duhet përmendur se këtë sezon në të gjitha garat, Ronaldo ka shënuar 53 gola.
Category: Futboll
0 Komente