25 vjet ‘El Pibe De Oro’

dardanmiftari | Wednesday, June 22, 2011 | 0 Komente

Pikërisht sot, 26 vjet më parë, ishte shënuar goli më kontravers në histori të futbollit në çerekfinalen e Botërorit të vitit 1986, ku Argjentina u përball me Anglinë.
Me rezultatin e pa zhbllokuar 0:0 deri në fillim të pjesës së dytë, Maradona shfrytëzoi një kërcim të gabuar të Steve Hodge, kërceu mbi portierin Peter Shilton para se ta fuste topin në rrjetë me grushtin e dorës së majtë.

Gjyqtari natyrisht se dështoi ta shihte këtë dhe Argjentina kaloi në epërsi. Pak minuta më vonë, Maradona shënoi ‘Golin e Shekullit’ kur kaloi të gjithë lojtarët e Anglisë për të shënuar për 2:0. Këtë ndeshje Argjentina e fitoi me rezultat 2:1 dhe e fitoi më pas Kampionatin Botëror.

Edhe sot, Maradona konsiderohet një prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, por është Lionel Messi ai që po ndjek me sukses dhe shpejtësi hapat e tij. Edhe Lionel Messi shënoi në karrierën e tij në La Liga dy gola të ngjashëm në ndeshje të ndryshme, një me dorë dhe një duke kaluar gjithë ekipin kundërshtar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...