Barca konfirmon negociatat me Sanchez

dardanmiftari | Thursday, June 16, 2011 | 0 Komente

Barcelona ka konfirmuar se ata janë në negociata për anësorin e Udinese, Alexis Sanchez.
Kampionët e Spanjës dhe Evropës janë lidhur me një transferim të 22-vjeçarit për tashmë një kohë dhe zëvendës-presidenti Josep Maria Bartomeu shpreson se marrëveshja do të arrihet së shpejti.

“Ne jemi optimistë, por kjo sapo ka filluar. Ne jemi në negociata për Sanchez. Ne e dimë se ai është një lojtar me vlera; kjo është arsyeja se pse ka aq shumë ekipe të interesuara për të. Ne duhet të vazhdojmë të bisedojmë dhe do të shohim çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim”, ka thënë ai për La Tercera.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...