Benzema ose Higuain për Chicharito?

dardanmiftari | Tuesday, June 07, 2011 | 0 Komente

Real Madrid raportohet se i ka ofruar disa prej lojtarëve më të mirë Manchester Unitedit, për të bindur klubin anglez të heqë dorë nga shërbimet e Javier Hernandez.
Daily Mail shkruan se Jose Mourinho është aq i etur për ta sjellë golashënuesin e Djajve të Kuq në Spanjë, sa ai personalisht i ka thënë mikut të tij dhe menaxheri rival Sir Alex Ferguson t’ia caktojë çmimin.
Mësohet se Mourinho i ka thënë Ferguson se ai mund ta ketë sulmuesin francez Karim Benzema – një lojtar për të cilin menaxheri i United kishte bërë oferta në të kaluarën – ose argjentinasin Gonzalo Higuain, si shkëmbim për Hernandez.
Megjithatë, ndikimi i 23-vjeçarit në Old Trafford ka qenë aq i madh sa Ferguson ka këshilluar bordin e tij të hedhë poshtë çdo ofertë nga cilido klub.
Hernandez që ka shënuar 20 herë gjatë sezonit të kaluar, të parin të tij në Old Trafford.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...