Bielsa refuzon Interin, Villas Boas opsion?

dardanmiftari | Thursday, June 16, 2011 | 0 Komente

Superstrategu me përvojë të madhe, Marcelo Bielsa, ka refuzuar mundësinë që ta zëvëndësojë Leonardon në krye të Interit për sezonin e ardhshëm, raporton Sky Sport.
Pasi bëri të ditur se është në kontakt me trajnerin argjentinas, Massimo Moratti duket se është refuzuar nga Marcelo Bielsa për ta zëvëndësar Leonardon. Interi bëhet klubi i tretë që refuzohet nga Bielsa, pas Romës dhe Sevillës.

Tani drejtuesit e Interit gjenden në rrugë qorre pasi nuk e dinë as vet se kë ta punësojnë për trajner. Gazeta portugeze Record shkruan se Interi po interesohet edhe për trajnerin e Portos, Villas Boas, por pohon se marrëveshja e mundshme është e vështirë për t’u arritur, pasi “Mourinho i dytë” ka një klauzolë prej 15 milionë eurosh në kontratën e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...