Cesar: Nuk largohem nga Interi

dardanmiftari | Tuesday, June 07, 2011 | 0 Komente

Portieri i Interit, Julio Cesar, ka deklaruar se do të qëndrojë në Meazza deri në vitin 2014, përkundër interesimit të Romës për shërbimet e tij.
Njoftimet nga Italia kanë spekuluar se braziliani 31-vjeçar do t’i lë vend ardhjes së Emiliano Vivianos nga Bologna, mirëpo ai thotë se nuk largohet.
“Është e vërtetë se Roma u interesua për mua... Por unë vendosa të qëndroj te Interi deri kur të skadojë kontrata ime në vitin 2014”, ka thënë Cesar për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...