Coentrao: Dua t’i bashkohem Realit

dardanmiftari | Tuesday, June 07, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Benficas, Fabio Coentrao, ka ripohuar dëshirën e tij të largohet këtë verë për t’u transferuar te Real Madridi.
Benfica zbuloi se ende nuk ka marrëveshje me Realin për transferimin e mbrojtësit, ndryshe nga disa raporte në media.
“Kjo është një gjë për (agjentin) Jorge Mendes. Unë kam raporte të mira me (presidentin) Vieira, Benfica është në zemrën time. Ata janë përpjekur të më bindin mua të qëndroj, sigurisht, por vendimi im tashmë është marr”.
“Unë kam respekt për Benfican, por edhe Benfica po ashtu duhet të ketë respekt për mua. Unë dua të largohem, të shkoj te Real, mbi të gjitha”, ka thënë Coentrao.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...