Drogba nuk largohet nga Chelsea
Shefi ekzekutiv i Chelseat, Ron Gourlay ka këmbëngulur se Didier Drogba nuk do të largohet nga Stamford Bridge në një të ardhme të afërt.
“Drogba është një prej lojtarëve kryesorë që do të qëndrojnë kështu që po, Drogba do të jetë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Synimi jonë është që të kthehemi konkurrues. Vitin e kaluar e kemi pasur të vështirë”.
“Sidoqoftë, kjo është histori tani. Ne do të shkojmë përpara. Ne presim ëq të jemi konkurrues për të gjitha trofet sezonin e ardhshëm. Unë e di se një klub sikur ne mund të rikthehemi shumë shpejtë”, ka thënë Gourlay.
Category: Futboll
0 Komente