Emir Bajrami shënon në fitoren e Suedisë

dardanmiftari | Tuesday, June 07, 2011 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Suedisë ka regjistruar fitore prej 5-0 kundër Finlandës në ndeshjen e vlefshme kualifikuese për Kampionatin Evropian, Euro 2012.
Kim Kallstrom hapi serinë e golave (11’), ndërsa me dy gola të shpejtë (31’ dhe 35’), Zlatan Ibrahimovic vendosi rezultatin e pjesës së parë.
Në minutat e para të pjesës së dytë (53’), sulmuesi i Milanit kompletoi het-trikun e tij, ndërsa futbollisti i lindur në Prishtinë, Emir Bajrami, vendosi rezultatin përfundimtar të takimit (83’).
Pas kësaj fitoreje, Suedia ka 15 pikë, tre më pak se përfaqësuesja e Holandës, që i prin Grupit E.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...