Ferguson shtyn Nanin drejt Serie A
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është duke menduar ta shesë anësorin Nani në Itali gjatë kësaj vere.
Manchester Evening News shkruan se gjigantët italianë, Inter dhe Juventus pritet të luftojnë për të marrë shërbimet e anësorit 24-vjeçar.
Interi besohet të jetë lider në betejë për të transferuar portugezin duke qenë se Djajtë e Kuq janë të interesuar për Wesley Sneijder.
Sigurimi i shërbimeve të mesfushorit holandez dhe shfrytëzimi i Nanit në ofertë plus 10 milionë euro, do të ishin një biznes i pranueshëm si për Manchester United po ashtu edhe për Inter.
Megjithatë, Juventusi planifikon të harxhojë plot 100 milionë euro për të rindërtuar ekipin dhe trajneri i ri Antonio Conte e sheh Nanin si një përforcim të vlefshëm dhe është i gatshëm të ofrojë 25 milionë funte.
Category: Futboll
0 Komente